Një 25 vjeçar me inicialet G.I, është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit, pasi për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte demoluar dhomat e shtëpisë.

Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar, i cili pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./TV Malisheva

Share.