Sulmuesi brazilian, Denilsson Silva gjendet në Durrës me skuadrën e Drenicës.

23-vjeçari përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video ku shihet së bashku me lojtarin, Klevis Shaqe.

Denilsson luan te skuadra e Braga B nga viti 2017. Vlera e tij në ‘Transfermarkt’ shkon deri në 300 mijë euro.

Kujtojmë që sot Drenica luan miqësore me klubin nga Superliga e Kosovës, Gjilan dhe ka shumë gjasa që sulmuesi brazilian të startoj ndeshjen./TV Malisheva

 

Share.