Supë shumë e shijshme, veçantë dhe kremoze!

Kjo supë e shijshme do t’ju gjallërojë në këto ditë të ftohta..

Përbërësit:

– 1 thelb hudhre;
– 2 kërcej selinoje;
– 400 gr brokoli;
– vaj ulliri;
– 1 litër ujë mishi pule;
– djathë rikota.

Përgatitja:

Qëroni dhe pritni imët hudhrën dhe priteni edhe selinon dhe brokolin.

Nxehni pak vaj në tigan dhe fërgoni hudhrën dhe selinon rreth dy deri tre minuta, pastaj shtoni brokolin dhe ujin e mishit.

Zieni edhe pesë deri dhjetë minuta.

Supën tundeni me mikser dhe qitni erëza.

Në fund, sipër thërrmoni djathin rikota.

Mund ta zbukuroni edhe me fletë mente. /TV Malisheva

Share.