Vaktet më të lehta, të gatshme për vetëm 30 minuta janë gjithçka që ju nevojitet për të qenë plot energji dhe më të gatshëm për sfidat e përditshme

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle vaj ulliri;
– 3 presh, të copëtuar imët;
– 2 kërcej selino;
– 2 thelpinj hudhre, të grirë;
– 6 gota bizele të freskëta;
– 4 gota supë pule (uji mishi);
– majdanoz,
– mentë (nenexhik);
– kopër;
– ¼ e gotës salcë kosi për zierje;
– kripë;
– piper.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe, ngrohni vajin e ullirit në një temperaturë mesatare. Shtoni presh dhe selino.

Ziejini derisa të zbuten, rreth 5 minuta. Shtoni hudhër dhe përziejeni ngadalë. Pastaj shtoni bizele, supë dhe gatuajini në zjarr të ngadaltë për rreth 20 minuta. Në fund, shtoni nenexhik, majdanoz dhe kopër.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të qëndrojë për rreth 5 minuta.

Kalojeni në blender dhe përziejeni derisa tretja të bëhet e lëmuar. Pastaj shtoni salcë kosi, dhe qitni kripë dhe piper.

Kur ta shërbeni, shtoni disa pika të tjera vaj ulliri, dhe zbukurojeni. /TV Malisheva

Share.