Kjo është supë tradicionale italiane, e cila ka prejardhjen që nga koha e vjetër romake
Përbërësit:
– 2 kungullesha;
– selino;
– 1 spec;
– 1 karotë;
– 2 domate;
– 5 fletë borziloku;
– 20 g proshutë;
– 1 qepë;
– 1 thelb hudhre;
– 20 g gjalpë;
– 200 g makarona;
– parmezan.
Përgatitja:
▪ Në gjalpin e nxehur fërgoni proshutën dhe shtoni qepën dhe hudhrën e grirë.
▪ Kur qepa të fërgohet, shtoni karotën e grirë, specin dhe selinon dhe marinoni pak.
▪ Domaten hidheni në ujë të vluar, zieni pak minuta dhe nxirreni, qërojeni dhe grijeni dhe shtoni qepën dhe vazhdoni ta fërgoni edhe 15 minuta.
▪ Qitni ujë dhe mbylleni me kapak dhe fërgojeni derisa perimet të zbuten.
▪ Dhjetë minuta para përfundimit të zierjes qitni kungulleshat e grirë.
▪ Zieni makaronat dhe shtoni në supë.
▪ Qitni borzilok dhe parmezan./ Tv Malisheva