Gatuaj diçka “në lugë”, bëje shpirtin të lumtur

Nevojiten:

▪ 1.5 litra ujë
▪ 1 fileto e vogël pule
▪ 1 tufë zarzavate (karotë, majdanoz, selino, rrënjë majdanozi)
▪ 1 qepë
▪ 1 vezë
▪ 2 luge miell
▪ erëza të thata, kripë, piper
▪ majdanoz i grirë, gjethe selino

Përgatitja:

Priteni mishin e bardhë në katrorë, po ashtu dhe perimet. Pastroni qepën, por mos e grini, por vendosni të plotë me mishin dhe perimet të zihen në 1.5 litër ujë.

Kur perimet të jenë zier, hiqni qepën dhe hidheni. Shtoni pak ujë, aq sa ka vluar.

Një garuzhdë supë ndajeni në një tas të vogël, ftohni pak dhe më pas përzieni me 2 lugë miell. Hidheni ngadalë në supë duke e trazuar dhe lëreni të ziejë edhe pak. Shtoni kripë, piper dhe erëza sipas shijes.

Hiqeni nga zjarri, shtoni majdanozin e grirë dhe gjethen e selinos. Lëreni të ftohet pak.

Ne atë enën e pak kohe më parë rrihni vezën me pirun që të shkumojë pak, shtoni një garuzhdë supë ngadalë, e trazojeni me pirun dhe vazhdoni ta bashkoni mirë. Supa nuk duhet të jetë e nxehtë kur e shtoni vezën, sepse atëherë veza do të shndërrohet në droçka.

Përmbajtjen e enës e kthejeni në tenxhere, duke e përzier gjithashtu vazhdimisht, e mbuloni me kapak të qëndrojë për pak dhe më pas e shërbeni. /TV Malisheva

Share.