E theu këmbën në lojërat olimpike për të rinj, por tashmë është shëruar plotësisht.
Ka qenë vetë skiatorja, Era Shala, që përmes faqes zyrtare të komitetit olimpik kosovar ka falenderuar presidentin e komitetit olimpik ndërkombëtar, Tomas Basch.
Ky i fundit e kishte vizituar atë menjëherë pak kohë pas aksidentit.
Shala derisa po përgatitej për prova para fillimit të Lojërave Olimpike që u mbajtën në Laussane në fillim të vitit, u lëndua rëndë, ku pësoi frakturë në këmbë, me ç’rast edhe e humbi mundësinë e paraqitjes.
Shpresojmë që ajo t’u rikthehet sa më shpejtë ushtrimeve, e në një të ardhme të afërt ta shohim në gara ndërkombëtare.