Dalëngadalë po i afrohemi fundit të sezonit të parë dhe gara sa vjen e bëhet më interesante.

Llapi mposhti sot Drenicën me rezultat minimal për të shkuar në kuotën e 23 pikëve, derisa “kuq e zinjtë” edhe pas kësaj xhiroja mbesin në 17’të sosh

Nesër ndërkaq, në program janë tre superndeshje, ku padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Drenas, aty ku kampioni aktual e pret Ballkanin kryesues.

Në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, ndërsa Trepça’89 e pret Vushtrrinë në “Riza Lushta”.

Të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:00

Share.