Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet këtë vikend me disa përballje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron 22.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje, në të njëjtën kohë edhe derbi, do të jetë ajo mes klubit të basketbollit Golden Eagle Ylli dhe atij të Trepçës.
Skuadra nga Theranda zë vendin e parë në tabelë me 16 fitore e katër humbje, kurse klubi i Trepçës gjenden në vendin e dytë me 14 fitore e shtatë humbje.
Golden Eagle Ylli është kampion dhe lider në elitë, ku po synon edhe titullin e dytë radhazi, kurse mitrovicasit pas triumfit në Kupën e Kosovës, duan trofeun e dytë këtë sezon.
Në tri përballjet e zhvilluara mes tyre në këtë edicion, dy herë fitoi skuadra nga Theranda, 91:68 dhe 62:84, ndërsa ‘Xehetarët’ fituan me shifrat 72:69.
Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes Sigal Prishtinës dhe Dritës, kurse të dielën zhvillohet derbi i rivalëve të vjetër në elitën e basketbollit të Kosovës mes Bashkimit dhe Pejës.
Programin e plotë të ndeshjeve të këtij vikendi në Superligën e Kosovës në basketboll e gjeni më poshtë.
E shtunë
17:00 Sigal Prishtina – Drita
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
E diel
17:00 Bashkimi – Peja
19:00 Rahoveci – Prizreni 16
/TV Malisheva