Superliga e Kosovës në basketboll do të rikthehet nesër dhe gjatë vikendit me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 25-të.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të zhvillohet nesër, ku klubi i basketbollit Drita pret në shtëpi Prizrenin 16.
Prizrenasit janë favoritë për të triumfuar në këtë përballje, pasi kanë regjistruar 14 fitore dhe 10 humbje, në krahasim me gjilanasit që kanë 24 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.
Ndërkaq, vikendi do të sjellë dy përballje tejet të bukura, ku të shtunën Sigal Prishtina zhvillon ndeshje kundër Golden Eagle Yllit, ndërsa të dielën, Bashkimi është mysafirë i Trepçës.
Në 24 ndeshje të zhvilluara, Sigal Prishtina ka 12 fitore dhe 12 humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka regjistruar 18 fitore dhe gjashtë humbje.
Në anën tjetër, Peja ka 15 fitore dhe nëntë humbje, bilanc ky që e pozicionon në vendin e tretë, kurse Trepça ka 17 fitore e shtatë humbje, kështu duke u renditur në vendin e dytë.
Xhiro e 25 e Superligës së Kosovës në basketboll
E premte
19:00 Drita – Prizreni 16
E shtunë
19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Peja – Trepça
19:00 Bashkimi – Rahoveci
/TV Malisheva