Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje tejet interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, aty ku Prishtina do të ndeshet me Dritën, në kuadër të xhiros së tretë në stinorit pranveror.

Interesant do të jetë edhe në Gjilan. Skuadra me po të njëjtin emër e që po kalon nëpër një formë të keqe, do të jetë nikoqir i Ballkanit, që momentalisht kryeson renditjen tabelare, me pikë të barabarta me Dritën.

Dueli i fundit do të jetë ai në “Riza Lushta”. Trepça’89, pas fitores ndaj Dritës në udhëtim, tani do të synojë trepikëshin përballë Llapit të Batatinës, që vjen pas triumfit ndaj Gjilanit në fundjavë.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00, ndërsa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

13:00 Gjilani – Ballkani

13:00 Trepça’89 – Llapi

13:00 Prishtina – Drita 

/TV Malisheva

Share.