Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante të vlefshme këto për xhiron e 34 të këtij sezoni.
Të gjitha ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 17:15, ku spikat ajo mes kampionit Tiranës dhe Vllaznisë, përcjellë TV Malisheva.
Ndërkaq, krahas takimit mes Tiranës e Vllaznisë do të zhvillohet edhe përballja tjetër interesante mes Skënderbeut e Laçit.
Momentalisht, tabelën e kryeson Tirana me 70 pikë, 10 sosh më shumë se vendi i dytë Laçi, kurse Top 4 e mbyllin Vllaznia e Partizani me nga 49 pikë.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Egnatia me 34 pikë dhe Dinamo e Skënderbeu me 25 pikë të tubuara.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.
17:15 Egnatia – Partizani
17:15 Kastrioti – Teuta
17:15 KF Tirana – Vllaznia
17:15 Kukësi – Dinamo
17:15 Skënderbeu – Laçi
/TV Malisheva