Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të parapara për t’u luajtur sot në Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi Feronikeli e ka nisur mirë edicionin e ri duke mposhtur 4-1 Drenicën.
Kastriot Rexha (24’ 63’), Carioca (54’) dhe Besmir Bojku (87’) shënuan për vendasit, teksa Prokshi (80’) shënoi golin e nderit për mysafirët.
Ndërkohë, befasia ka ardhur në kryeqytet ku Flamurtari e ka ndalur me barazim Prishtinën.
Agron Bruqi (3’) fillimisht kaloi në epërsi ‘Kuqezinjët’, ndërsa Ahmed Jonuzi (14’) barazoi rezultatin.
Me këtë rezultat u mbyll edhe takimi, me Prishtinën që e nis keq rrugën drejt titullit.
Llapi ka startuar edicionin e ri me përmbysje të madhe në Podujevë ndaj Vushtrrisë.
Këta të fundit e mbyllën me epërsi pjesën e parë me golin e Jasmin Raboshta (20’).
Por në 45 minutëshin e dytë, Llapi u kthye fuqishëm ku së pari transferi i ri Enis Zabërgja (65’ 80’) realizoi dy gola, kurse Arbnor Ramadani (86’) vulosi rezultatin 3-1.
Tre ndeshjet e tjera të Superligës zhvillohen nesër nga ora 17:00. /