Superliga sot vazhdon me dy ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së 12’të, gjegjësisht të parës të fazës së dytë.

Në Ferizaj, skuadra me po të njëjtin emër e pret Dritën, në duelin me emocione të përziera për trajnerin aktual të Ferizajt, Bekim Isufit, i cili para dy viteve e shpalli kampion kundërshtarin e nesërm.

Gjithsesi, synimet tani i kanë të tjera, andaj të dyja palët do të synojnë maksimumin e pikëve.

Ndërkaq, në Gjilan, kryesuesi i fazës së parë e pret Trepçën’89, me të vetmin synim fitoren.Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 14:00

Share.