Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 32-të ku edhe nuk do të mungojnë ndeshjet derbi dhe sfida shumë interesante.

Ballkani do ta pres në Suharekë skuadrën e Malishevës ku edhe pret që të shpallet kampion para tifozëve të vet pasi i nevojitet së paku një pikë nga ky ballafaqim, raporton TV Malisheva.

Nga ana tjetër, edhe Malisheva do të kërkojë maksimumin nga kjo ndeshje pasi është në luftë për ta siguruar mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës edhe për edicionin e ardhshëm.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet në Gjilan, aty ku do të ballafaqohen rivalët e qytetit Gjilani dhe Drita. Të dy skuadrat janë në luftë për pozitën e dytë në tabelë dhe momentalisht kanë dy pikë diferencë në të mirë të Dritës.

Sfidat tjera janë:

Drenica-Llapi

Prishtina-Feronikeli

Dukagjini-Ulpiana

/TV Malisheva

Share.