Ka përfunduar edhe xhiro e 24 e Superligës së Kosovës në futboll ku nuk munguan ndeshjet spektakolare dhe rezultatet e befasishme.

Pa dyshim se sfida kryesore u zhvillua në Gjilan aty ku u luajt derbi lokal Drita-Gjilan që u mbyll pa fitues dhe me rezultatin 1-1, raporton TV Malisheva.

Befasia e madhe ishte fitorja e Malishevës me rezultat 2-0 ndaj Ballkanit, si dhe barazimi 3-3 i Drenicës me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ballkani mbetet lider i tabelës me 48 pikë, i ndjekur nga Gjilani me 47 dhe Drita me 42 pikë, kurse në vendet katër dhe pese janë Llapi me 40 pikë dhe Drenica me 32 pikë.

Në pjesën e dytë të tabelës, vendi i gjashtë mbahet nga Prishtina me 29 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në të tetin, pastaj vjen Dukagjini me 25 pikë, Ulpiana me 23 dhe me vetëm 11 pikë në vendin e fundit është Feronikeli.

Share.