Antari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish deputet i kësaj partie, Xhelal Sveçla, është parë sot në një nga kafiteritë e kryeqytetit së bashku me Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive.

Besohet se temë e këtij takimi është situata aktuale politike në vend, më saktësisht zgjedhjet e parakohshme të cilat pritet të mbahen me 6 tetor.

Telegrafi ka kontaktuar me të dy për të marr një konfirmim lidhur me këtë takim, por që të dy nuk kanë qenë të qasshëm.

Share.