Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi e deri më tani procesi i zgjedhjeve në komunat e veriut, sa i përket çështjes së sigurisë është duke shkuar mirë.

Ai bëri me dije se Policia e Kosovës është e përgatitur për të gjitha skenarit dhe në plotëni të përmbushur mandatin e saj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha për RTK se qeveria është e interesuar që veriun ta bëjnë njëjt sikur pjesët e Kosovës.

“Jemi në rrugë të mbarë, dikujt sikur Listës Serbe dhe Beogradit, nuk i përshtatet, prandaj ata në rrugë të ndryshme mundohen ta pengojnë”, tha ai.

Kurse për numrin e qytetarëve që do të dalin në zgjedhje, Sveçla, vlerësoi  se do të rritet gjatë ditës.

“Jemi të vetëdijshëm se për shkak të presioneve të jashtzakonshme ndikon në numrin e votuesve”, tha ai.

Sveçla tha nuk guxojmë të biem pre nga Beogradi dhe Lista Serbe. “Këto zgjedhje do të neutralizojnë shantazhet e Beogradit”, theksoi ai. /RTK/

/TV Malisheva

Share.