Në mbledhjen e qeverisë ku po raportohet për 100 ditshin, ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sfeçla, theksoi se gjatë kësaj periudhe, janë zhvilluar hetime nga policia e Kosovës ndaj 586 personave të dyshuar për korrupsion, kontrabandë dhe krime ekonomike. Ndërsa, ka pasur edhe të arrestuar, kryeinspektor, policë dhe doganierë.

Sveçla po ashtu tha se janë shkatërruar edhe katër grupe kriminale në këtë periudhë.

Sveçla: Janë hetuar 18 raste kundër korrupsionit

“Edhe pse policia në kapacitetin e saj të plotë ka vepruar me qëllim të sigurimit të respektimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë për luftimin e pandemisë. Gjatë periudhës raportuese, ka hetuar gjithsej 296 raste të reja, prej tyre 243 raste për substance narkotike, 18 raste kundër korrupsionit, 18 raste për krime ekonomike, 6 raste kundër pasurisë, 4 raste trafikim me njerëz, 11 raste për krime të rënda, 18 raste për krime kibernetike, 6 raste për fajde, 1 rast për trafikim me armë si pjesë e hetimit të krimit të organizuar, 2 raste kontrabandë me mallra, 1 rast kontrabandë me emigrant dhe 1 rast me auto krime. Për këto raste janë zhvilluar hetime ndaj 586 personave të dyshuar, ndërsa janë arrestuar 360 persona të dyshuar”, tha Sveçla.

Ai më tej para komitetit qeveritar, theksoi se për gjatë periudhës 100 ditësh, janë ngritur 202 kallëzime penale kundër 301 personave të dyshuar. Gjatë periudhës me qëllim të parandalimit, luftimit dhe hetimit të krimeve të rënda janë realizuar edhe aktivitete të tjera, si 158 operacione policore, 717 bastisje dhe janë shkatërruar katër grupe kriminale.

Ndërsa, në 18 rastet e hetuara në fushën e korrupsionit janë arrestuar kryeinspektor, policë, doganier, inspektor tatimor, zyrtarë komunalë dhe inspektor të pylltarisë./ Tv Malisheva

Share.