Ish-deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka publikuar një letër përmes së cilës ish-kryeministri, Ramush Haradinaj iu është drejtuar liderëve botëror lidhur me procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. 

Syla përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ia ka përkujtuar kryeministrit Kurti se kërkesat ndaj liderëve botëror nuk kanë filluar dje por para disa viteve.“Letrat dhe kërkesat nuk kanë fillu dje, as pardje, ka vite e vite ,shoku Albin”, ka shkruar Syla. 

Letra e plotë e Haradinajt e datës 29 janar 2019: Ju jeni të vetëdijshëm se Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë gati të fillojnë njëproces që synon të sjellë fundin e mospajtimeve serioze historike dhe politike midis nesh.Procesi është një vazhdim i dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian që filloi me një vendim të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që deklaroi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës në 2008 nuk ishte e paligjshme, siç ishte pretenduar nga Serbia. Vendimi u pasua nga miratimi i Rezolutës 64/298 (2010) të Asamblesë së Përgjithshme të KB, e cila njohu përmbajtjen e opinionit të GJND dhe mirëpriti “gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar një proces të dialogut midis palëve”.

Dëshira jonë është që një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme mes dy vendeve, të përmbyllet me 2019, ku do të adresohen të gjitha çështjet e pazgjidhura, përfshirë luftën, dëmshpërblimet, të drejtat e pakicave në të dy vendet, si dhe çështje të ndryshme ekonomike, sociale dhe kulturore – që çojnë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Është e rëndësishme të kuptohet se Kosova do të hyjë në këtë proces si një shtet i pavarur dhe sovran. Negociatat do të merren me marrëdhëniet midis dy vendeve: parimet e njohjes reciproke dhe reciprocitetit të detyrimeve nuk do të jenë të hapura për diskutim.Sinqerisht i juaji Ramush Haradinaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. /TV Malisheva

Share.