Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet në fushë pas fitores së mrekullueshme javën e kaluar ndaj Republikës së Çekisë.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshje miqësore në ‘Air Albania’ përballë Bullgarisë.
Duke marrë parasysh se është ndeshje miqësore, trajneri Sylvinho pritet të bëj rotacion ku do të luajnë futbollistë që kanë pasur më pak hapësira në ndeshjet e fundit.
Etrit Berisha pritet të pushoj dhe vendin e tij në portë do ta zë Thomas Strakosha.
Pushim në mbrojtje do të kenë edhe Elseid Hysaj e kapiteni Berat Gjimshiti, ndërkohë në mbrojtje do të luajnë Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Enea Mihaj dhe Mario Mitaj.
Në repartin e mesfushës Ylber Ramadani pritet të pushoj derisa përkrah Kristjan Asllanit e Nedim Bajramit do të luaj Qazim Laçi.
Ndryshime do të ketë edhe në repartin e sulmit, ku Taulant Seferi dhe Sokol Cikalleshi do të ulën në bankën rezervë. Përkrah Jasir Asanit në sulm do të jenë edhe Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni.
Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë do të filloj në ora 18:00 në ‘Air Albania’ në Tiranë.
/TV Malisheva