Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një shkrim në Twitter, ai Szunyog i kërkon Abdixhikut përkrahje për Marrëveshjen e Ohrit.
“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova LumirAbdixhikun dhe kryesinë e LDK-së”, shkroi Szunyog në llogarinë e tij në Twitter.
Szunyog ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova LumirAbdixhikun dhe kryesinë e LDK-së. Diskutuam nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.