Xhiro e 10 e Superligës së Kosovës ka përfunduar sot, ku dy ndeshjet përmbyllëse ishin ajo mes Gjilanit e Drenicës dhe Dukagjinit e Ballkanit.

Xhiron e 10 e hapi skuadra e Dritës e cila shënoi fitore 2:0 kundër Feronikelit, ku në të njëjtin orar ndeshje zhvilloi edhe skuadra e Llapit që mposhti me rezultat të thellë 6:0 Ulpianën, përcjell TV Malisheva.

Po ashtu, ndeshje zhvilloi edhe kampioni aktual Prishtina, e cila regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Malishevës.

Dy ndeshje e fundit të kësaj xhiroje ishin ajo mes Dukagjinit dhe Ballkanit në të cilën nuk ka fitues, dhe ajo mes Gjilanit e Drenicës, ku këtë të fundit e fitoi skuadra e Gjilanit me rezultat 2:1.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Ballkani me 18 pikë, një më shumë se Drenica e Gjilani në pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll skuadra e Dritës me gjithsej 16 pikë.

Në anën tjetër, Dukagjini dhe Feronikeli me nga 10 pikë, dhe Ulpiana me shtatë sosh, gjenden në tri pozitat e fundit të tabelës.

Share.