Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës e konsideron si veprim të qëllimshëm nga ana e mazhorancës, vetëm për t’i ikur përgjegjësisë për skandalin Zdravo.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kosova fal kësaj qeveri dhe kësaj mazhorance, është më e dobët në rrafshin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm.

“Sot jeni dëshmitar të anulimin të qëllimshëm të një seance vetëm e vetëm me i ik përgjegjësisë të skandalit Zdravo që tash e ka edhe një mbiemër zejtin, me i ik ballafaqimit dhe debatit për dështimet e një pas njëshme dhe me i ik zotimeve dhe miratimeve që i kemi pas për disa marrëveshje ndërkombëtare që kemi konfirmuar që kemi me dhënë votën…. Kosova fal kësaj qeveri e kësaj mazhorance është më e dobët në rrafshin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Në rrafshin e jashtëm kudo që e kanë prekur e kanë dëmtuar dhe dobësuar…..Ky sension në jetën parlamentare do të jetë në histori për dy veprime më të çuditshme që ekzistojnë veprimi i parë është provokimi i dhunës nuk ka ndodh një ministër apo anëtar kabineti me shkua me provua dhunën se si është provokuar na e kanë qit faqen e zezë në krejt botën. Është e vërtet është hedhë uji, por uji është hedhë edhe në komisione edhe më përpara por jo deri në atë stad. Në histori do të mbahet mend për tri seanca të jashtëzakonshme e ne në luftë nuk jemi, jemi në një konflikt në veri, por nuk kemi fol për atë kemi fol për ligjin për zyrtarë publikë se si me kap shtetin, kemi fol për kontrabandimin anti-kushtetues të ligjit për pensione dhe ligjin për tatimin në pronë“, tha ai.

Deputeti i AAK-së u shpreh se në pushim po shkojnë të brengosur për gjendjen për të cilën ndodhet vendi.

“Po shkojmë në pushim jo për të pushuar, por po shkojmë me të vërtetë në pushim të brengosur ku është sot Kosova, sot Kosova është e sanksionuar prej miqve tanë sot Kosova është me masa të rrepta në rrugën e saj për integrim euro-atlantik dhe sot Kosova është pa shpresë, dhe sot Kosova është me një qeveri që ditë për ditë ka afera politike, ka afera ligjore, ka afera kushtetuese dhe mbi të gjitha ka afera korruptive e skandale. Ballafaqimi me të vërtetën gjithmonë dhembë. Sot u pa se kjo shumicë nuk është e denjt me na udhëheqë dhe me qenë në këtë vend. Mocioni, shkarkimi i kësaj qeverie sepse nuk dorëhiqen, nuk dorëhiqet Albin Kurti se thojke me gjipa të zi e në fakt gjipave të zi nuk po i zbret hiq nuk i tregon policisë hiq vetëm iu thotë 5 minuta përpara po shkojmë“, tha ai.

Gjatë kësaj konference për medie, Besnik Tahiri nga AAK konsideron se në shtator do t’i sigurojnë numrat për rrëzim të kësaj qeverie.

“Mendoj se kjo gatishmëri do të jetësohet në shtator dhe pastaj përmes mocionit ta shkarkojmë. Unë dyshoj se Albin Kurti do të dorëhiqet sepse është duke iu pëlqyer pushteti. Janë duke u kënaqur në fuqi dhe pushtet, po iu pëlqen zyrja, veturat, air kondicioner, stafi, privilegjet, paret tona”, theksoi.

Edhe deputeti tjerë nga Aleanca, Bekë Berisha tha se skandali siç e quajti ai i “Zejtinit”, tregon vetëm mendësinë e Qeverisë Kurti.

“Rasti i zejtinit apo vajit skandali i fundit tregon mendësinë e kësaj qeverie, e dini sa është akuzuar një qeveri më përpara duke thënë se janë harxhuar rezervat shtetërore, në fakt ato janë zëvendësuar me artikuj tjerë me afat….Sa herë t’i shihni duke e zgjatur gishtin për çështjen e caktuara, hulumtoni se keni me i gjet duku vjedh bash për atë punë“, theksoi ai.

Në mungesë të kuorumit seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është mbyllur, dhe kjo ngjalli pakënaqësi tek grupet parlamentare opozitare.

Kjo ishte seanca e fundit për sesionit pranveror, nga sot Kuvendi i Kosovës shkon në pushim deri në shtator.

/TV Malisheva

Share.