Partia Demokratike e Kosovës zotohet se do të angazhohet fuqishëm që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas dështimit të seancës së Kuvendit, e cila u mbyll në mungesë të kuorumit, tha se pushteti e mbylli seancën për ta pamundësuar diskutimin për atë që ai e ka quajtur “afera zdravo”.

“Në atë mbledhje të kryesisë neve na u pamundësua përmes vendimmarrje që ky debat të ndodhte sot ashtu siç kërkuam dhe të kërkonim qartësi edhe nga kryeministri Kurti edhe nga shefja e grupit parlamentar për implikimit dhe involvimin e Radojqiqit në vendimmarrjen në parlamentin e Kosovës dhe Qeverisë. Pra, e njëjta logjik edhe sot në mënyrën më të turpshme të mundshme ky koalicioni, koalicioni ‘Zdravo’ e mbylli këtë seancë për të cilën ishim ftuar që të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror dhe e mbyllën këtë seancë vetëm për vetëm për të na pamundësuar që të diskutojmë rreth çështjes së aferës ‘Zdravo’”, tha ai.

Tahiri theksoi se po angazhohen çdo ditë që vendin ta dërgojnë në zgjedhje.

Sipas tij vazhdimi i kësaj qeverie do të thotë vjedhje më e madhe.

“Kjo qeveri e cila i vjedh rezervat shtetërore , kjo qeveria e cila arrin me vjedh edhe me kafshatën e bukës së qytetarët në grurë dhe vaj çka duhet të presime dhe më shumë, pse duhet t’i lejojmë të vazhdojnë të punën edhe më tutje. Pra, si grup parlamentar i PDK të gjithë së bashku do të vazhdojmë dhe do të kemi angazhim të vazhdueshëm që vendi ta dërgojmë në zgjedhje, vazhdimi i tyre do të thotë vjedhje edhe më e madhe do të thotë vjedhje dhe implikim edhe më i madh i Radojiqiqit në vendimmarrjen e Kuvendit të Kosovës, dhe unë konsideroj se kjo seancë e cila u pamundësua sot mund të jetë edhe si rezultat i angazhimit të vetë Radojqiqit…Do të angazhohemi çdo ditë, e çdo sekondë, çdo minutë që vendi ynë sa më parë të shkoj në zgjedhje dhe ta kemi një qeveri të re. Dhe janë po këta njerëz që po na pamundësojnë të diskutojmë për sanksionet të cilat i kanë vendosur vendit tonë si BE ashtu edhe SHBA, pra edhe kjo tendencë e mbylljes në mënyrë kaq të turpshme të kësaj seanca është të mos flasim për sanksionet ”, tha ai.

Ai theksoi se po angazhohen maksimalisht për t’i siguruar numrat për rrëzimin e kësaj qeverie.

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që ata numra të sigurohen, jemi të angazhuar maksimalisht që ky Kuvend të shpërbëhet ju e shihni edhe vetë se çfarë logjike ka që të funksionoj një Kuvend i tillë pse duhet me u shpenzua taksat e qytetarëve me njerëz kaq të pandërgjegjshëm që na udhëheqin….Këta janë njerëz ashtu siç po duan ta ngulfat fjalën e lirë duke kufizuar veprimin e medieve edhe në Kuvendin e Kosovës që nuk do ta lejojmë dhe ne jemi ata që do të bëjmë përpjekje të sigurojmë numrat të mjaftueshëm që vendi të shkoj në zgjedhje.. do të koordinohemi me të gjitha grupet parlamentare të opozitës normalisht sepse tashmë me koalicionin ‘Zdravo’ nuk kemi as pse diskutojmë dhe as pse koordinohemi me ta nuk duhet diskutohet dhe koordinohet, ne si grupe parlamentare opozitare do të angazhohemi që t’i japim drejtim aq sa mundemi dhe ky Kuvend të shpërbëhet sa më shpejt dhe vendi të shkoj në zgjedhje”, u shpreh ai.

/TV Malisheva

Share.