Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur para Kuvendit lidhur me marrëveshjen e Asosacionit.
Ai tha se Kosova nuk është në një pozitë të favorshme.
“Në rrethanat që jemi tash nuk jemi në favor të nënshkrimit të një marrëveshje. Arritja e një marrëveshje finale me Serbinë do na mundësonte anëtarësimin në OKB. Pra, është më rëndësi të na thotë se anëtarësimi në OKB si do të bëhet”, tha ai.
Tahiri po ashtu pyeti Kurtin se çfarë përfiton Kosova nga nënshkrimi i marrëveshjes.
“A është plani franko-gjerman prodhim i dy viteve negociata. Cila është perspektiva jonë, benefitet tona nga marrëveshja, për Serbinë po edim që do i hapet rruga Evropiane. Cili është pozicioni jonë a po e marrim apo e lajmë”, pyeti Tahiri.
/TV Malisheva