Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se bllokimi i Kuvendit nuk është duke ndodhur për fajin e opozitës, por për fajin e Qeverisë së Kosovës.
“Mbledhja e Kryesisë dështoi për shkak se nuk pat kuorum të mjaftueshëm në Kryesi dhe si rrjedhojë nuk mund të kemi një seancë të re të enjten e kësaj jave”.
/TV Malisheva