Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se bashkëpunimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me homologun e tij në Shqipëri, Edi Rama, është në nivelin më të ulët.
Lidhur me deklarimin e Ramës i cili ka bërë të ditur se u ka dorëzuar ndërkombëtareve një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Tahiri ka thënë se nuk duhet paragjykuar.
Megjithatë, ai ka theksuar se detyrat e Qeverisë së Kosovës duhet t’i kryejë kjo e fundit, që sipas tij, ekzekutivi nuk po e bën një gjë të tillë.
Sipas Tahirit, ekziston një mungesë komunikimi në mes të Kurtit dhe Ramës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se u ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas Ramës, dokumenti konfidencial nuk do të bëhet publik.
/TV Malisheva