Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur sot për ikjen e qytetarëve nga Kosova.
Tahiri ka thënë se nuk janë vetëm të papunët që po ikin nga Kosova, por edhe ata që janë të punësuar.
“Një fenomen i rrezikshëm në vendin tonë ka nisë tash e së paku një vit, Kosovën po e lëshojnë e po ikin në vendet tjera, jo vetëm njerëzit e papunë, por për më keq, njerëzit që janë të punësuar në sektorin publik dhe sektorin privat”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se me këtë trend, Kosova do të mbetet pa profesionistë.
“Në qoftë se vazhdon ky trend për të cilin Qeveria nuk është duke marrë asnjë masë, asnjë veprim për ta penguar, Kosova rrezikon të jetë pa profesionistë, pa rini dhe pa shpresë”.
/TV Malisheva