Kanë vazhduar polemikat, akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me deputetët opozitarë në seancën e sotme plenare ku po diskutohet lidhur më Projekt-ligjin për Buxhetin e vitit 2024.

Gjatë këtij diskutimi, i pari i Qeverisë ka thënë se nën mandatin e tij qeverisës janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja. Të parat kanë qenë të pakta, kurse problem më i madh ka qenë deficiti tregtar. Pra nga 1 me 9 sa ishte, tani është reduktuar në 1 me 6. Ekonomisë së vendit, ka vazhduar më tutje Kurti  i janë shtuar mbi 1 miliardë euro për çdo vit.

Kështu, në vitin 2020 Bruto Produkti Vendor ka qenë 6.77 miliardë euro, e në vitin e ardhshëm ai do të jetë mbi 10 miliardë euro. Pra ky zhvillim është thuajse i paparë në histori. Ngase nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që Bruto Produkti Vendor të rritet gati 50% brenda një mandati.

Për dallim nga këto pretendime të Kryeministrit, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pohuar se ekspozeja e sotme e Shefit të Qeverisë së Kosovës është më dobëta ndonjëherë në mandatin e tij.

Sipas Tahrit, ai nuk përmendi asnjë projekt serioz. Për më tepër pushteti harroje t’i përmend edhe pensionistët. Po ashtu nëse rritja ekonomikë është rreth 5 % atëherë pse pagat janë rritur vetëm për 5 euro ka shtuar deputeti në fjalë. Në fund, ai i ka thënë se Albin Kurtit se do mbahet mend si politikan që i ka fituar mbi 50 % të votova, por edhe që në kohën e tij ka ndodhur eksodi më i madh kombëtar dhe shoqëror.

Të dhënat e Kryeministrit i ka kontestuar edhe deputeti nga radhët e LDK-së. Abdullah Hoti. Ai ka pohuar se Qeveria nuk e ka asnjë meritë në shtimin e eksportit dhe investimeve private, sepse nuk e ka miratuar asnjë politikë fiskale në favor të tyre. Për më tepër nëse ka rritje ekonomike ashtu siç spekulon ekzekutivi, atëherë sipas Hotit, pse është shtuar në 10 % numri familjeve nën pragun e varfërisë? Si dhe pse familjet e zakonshme nga Kosova kanë shpenzuar mbi 60 % të buxhetit të tyre familjar në ushqim nga 38 % sa ka qenë më herët. Ndërkohë, kanë rënë shpenzimet në arsim, shëndetësi dhe rekreacion, që i bie se është ulur cilësia dhe standardi i jetës”, ka përfunduar Hoti.

/TV Malisheva

 

Share.