Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se vlerësimi i Komisionit Evropian për Kosovën është më i dobëti që një qeveri e ka marrë ndonjëherë.
Një problem ai ka thënë se janë angazhimet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili në supe bartë edhe procesin e integrimit. Tahiri ka vazhduar të shpalosë detaje nga raporti i Komisionit Evropian për këtë vit.
“Ky është raporti më i ashpri, me fjalët më të rrepta që është marrë. Propozojmë që Bislimi ta dorëzojë agjendën e integrimeve te një ministër, sepse ai nuk ka kohë, duke u marrë me detyrën kryesore, dialogun me Serbinë”.
“Në raport theksohet 32 herë mungesa e progresit. 49 herë theksohet se ka progres të mangët, 59 herë që ka njëfarë progresi, 42 herë që është bërë progres dhe 15 herë aspekte të tjera, ndërkaq vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë”.
“Ky vlerësim ka dhënë një diagnozë për qeverinë në raport me integrimet. Është regres, dështim dhe paaftësi për të qeverisur”.
/TV Malisheva