Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me kërkesë të partisë së tij, do të ketë një debat parlamentar për dy vitet e Qeverisë Kurti.

Sipas Tahirit, për këto dy vite qeverisëse nuk ka një rezultat kjo Qeveri. Tahiri ka ironizuar me ndërtimin e një ure në një fshat të Istogut, të cilin e quan sukses të vetëm të Kurtit.

“Ajo që jam sot para jush që më kërkesë të AAK-së u miratua që në dyvjetorin e qeverisë Kurti të ketë një debat parlamentar. Për dy vjet ka pasur fjalë, ka pasur premtime, ka pasur zotime por nuk ka pasur as gjë të mirëfilltë. Ligji për paga, 80 mijë njerëz sot zgjohen dhe dalin në punë veç sa për me dalë. Nëse më pyet dikush për këto dy vjet besomi që nuk di asgjë çka t’i themi. Përveç një ure ne Istog”, shtoi mes tjerash ai.

/TV Malisheva

Share.