Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se nuk kanë pranuar ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar mbi draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Tahiri, mes tjerash theksoi se ky draft ka probleme që duhet t’i adresojë Gjykata Kushtetuese.

“Aleanca është subjekti i vetëm politik parlamentar që e ka trajtuar këtë çështje me transparencë më të madhe para qytetarëve, në ditën kur e kemi parë, për shkak se e kemi parë në zyrën e Bashkimit Evropian”, ka theksuar Tahiri.

“Ky statut ka probleme serioze të cilat duhet t’i adresojë te Gjykata Kushtetuese”.

“Tek çështja e presidences, nuk kemi ftesë, por nuk është një temë që duhet me ikë. Në ditën kur e ka marrë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani është dashur ai me na dhanë kopjen, e jo dikush i BE-së, por kur të ndodhë ai takim do të jemi”.

/TV Malisheva

Share.