Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, është shprehur i bindur se askush nuk mund ta kërcënojë Kosovën.
Këto komente ai i bëri i pyetur nga gazetarët rreth kërcënimeve nga Lista Serbe e Serbia pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së veriut.
Problemi sipas tij, është se kreu i Qeverisë ka marrë vendime të pa matura e krye në vete që po e dëmtojnë vendin.
Kosova ka garnaci për shtetësinë e saj, prandaj edhe nuk duhet të frikësohet, thotë Tahiri duke pohuar se Serbia po e destabilizon rajonin.
“Kosovën nuk mundet më kërcënuar as Lista Serbe as askush. Problemi është se kryeministri ka marrë vendime krye në vete, veprimet e tij janë eksperemintale, taktike. Kem garancion për shtetësi, por duhet të punojmë, Kosova nuk duhet të frikësohet”.
“Serbia po do me destabilizur rajonin, Vuciqi edhe njeri kryesor i Rusisë në këtë pjesë. Veprimet e pamatura po e dëmtojnë Kosovën”.
/TV Malisheva