Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se kjo parti e mbështet dakordimin për marrëveshje, por kërkoi kujdes nga Kurti për dy nene.
Ai shprehu dyshimin e tij karshi kryeministrit se do të tërhiqet nga ky propozim, ashtu siç u tërhoq nga kauzat e tij politike.
Tahiri: Unë dyshoj se në momentin e fundit ke mu u tërheqë.
“Të ketë kujdes fillimisht në dy kuptimësinë që në disa nene ekzistojnë u fol për nene 7 po ashtu edhe për marrëveshjet interpretimi i dyfishtë realisht e ka pjesën më të rëndësishme pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje…Qeveria duhet të ketë kujdes të veçantë fillimisht në trajtimin e nenit 7 pastaj në trajtimin e nenit 10 sepse neni 10 flet për të gjitha marrëveshjet….Prej Aleancës sa i përket kësaj marrëveshje e ke mbështetjen por unë dyshoj se në moment të fundit ke mu tërheqë sepse je tërheqë prej të gjitha kauzave politike, emrin Zajednicë emrin Zajednicë t’i ia ke dhënë, por ki kujdes se udhërrëfyesi mund të prodhojë efekte që nuk e krijon paqen dhe nuk e krijon rrugëtimin tonë dhe mbi të gjitha mund të krijojë institucione struktura që pengojnë marrëveshjen finale”, tha ai.
Tahiri tha se ky dokument e ka mbështetjen e AAK-së pasi vlerësojnë se në këto rrethana që ndodhet vendi, ky dakordim shënon kapitull të rëndësishëm për njohjen e Kosovës.
Tahiri: Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me mbështetjen e Albin Kurtit.
“Ne kemi vlerësuar se ky dokument në këto rrethana është me interes për vendin dhe në veçanti në forcimin e stabilitetit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, BE, dhe organizatat ndërkombëtare. Padyshim se i ka te metat e veta. Por ky propozim ka marr mbështetjen tonë për shkak se kemi vlerësuar se në rrethanat që është Kosova ky shënon një kapitull të rëndësishëm në njohjen e Kosovës. Vlerësoj se në rrethanat që është sot Kosova në menaxhimin që ka bërë dialog kryeministri Kurti kjo është më e mira që mund të merret. ..ky është moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Këto janë momente në të cilat secili prej nesh duhet ta thërret kujtesën e vetë prandaj edhe kërkohet unitet politik karshi agjendës armiqësore të Serbisë që e ka tash e shumë shekuj e mbi 2 dekada.. . Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me mbështetjen e Albin Kurtit as të qeverisë se tij e as të kualitetit të qeverisjes sepse të gjithë e dimë cila është gjendja sociale ekonomike në vend, por ka të bëjë me një qëndrim që në rrethanat që është Kosova kërkon një qasje më të thellë dhe vlerësimin tonë më të drejtë”, tha Tahiri.
/TV Malisheva