Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratën e dhënë nga kryeministri Albin Kurti pas takimit që ky i fundit kishte pasur me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

“E pranoi planin franko-gjerman. Pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën”.

Tahiri ka ironizuar edhe me kushtet e Kurtit që i kishte përmendur para katër ditësh në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me formimin e Asociacionit.

“E pranoi planin franko-gjerman. Pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën. Pra, katër ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do mbahen mend për avullim në kohë rekord. Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti”, ka shkruar Tahiri.

 

Share.