Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se vatra e infektimit në fshatin Studime e Ulët është shuar tashmë dhe nga sonte do të largohet patrulla e policisë.

Ai ka thënë se të gjitha testet e kryera sot në këtë komunë kanë dalë negative, duke vazhduar kështu për të tretën ditë me radhë që të mos ketë fatmirësisht asnjë të infektuar të ri.

“Sot kemi edhe 2 pacientë me Covid-19 të shëruar plotësisht. Masat e marra në kohë na mundësoi që kjo vatër të mos prodhojë raste të reja dhe të jetë nën kontroll. Çdo jetë e qytetarëve është tepër e vlefshme, andaj vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe ruani qytetin nga koronavirusi”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Komuna e Vushtrrisë ka 24 raste me koronavirus, prej tyre një me përfundim fatal/TV Malisheva

Share.