Mesfushori në pronësi të Real Madridit, Takefusa Kubo është i bindur se mund të depërtojë në skuadrën e parë të klubit mbretëror përpara sezonit 2020-21.
Reprezentuesi japonez shkaktoi shokim pas bashkimit nga FC Tokio në qershor të vitit 2019, pasi kaloi katër vjet në akademinë e të rinjve të Barcelonës.
18-vjeçari u huazua në Real Mallorcan e sapo promovuar në La Liga për të luajtur sezonin 2019-20 dhe aty ka bërë 24 paraqitje për skuadrën e Vicente Moreno.
Sidoqoftë, përkundër raporteve që Mallcora dëshiron ta bëjë këtë veprim të përhershëm, Kubo është i vendosur të kthehet te Real Madridi.
“Asgjë nuk është vendosur ende, por preferenca ime për t’u rikthyer në Madrid është e qartë”, ka thënë fillimisht Kubo në një intervistë me Diario AS.
“Dua të vesh fanellën e Real Madridit dhe të luaj në Santiago Bernabeu”.
“Kjo është ajo për çfarë po punoj, por për momentin jam me Mallorcan dhe duhet të dëshmoj se mund të garoj këtu”, përfundoi japonezi.
Zinedine Zidane do të përpiqet të forcojë opsionet e tij këtë verë, por trajneri i Los Blancos do të mbështetet gjithashtu në disa nga yjet e tij të rinj.
Martin Odegaard është vendosur të kthehet nga huazimi në Real Sociedad, së bashku me Achraf Hakimi dhe Sergio Reguilon, ndërsa edhe Kubo synon kthimin./ Tv Malisheva