Grupi Parlamentar i AAK-së ka zhvilluar sot një takim me zv. Kryeministrin Besnik Tahiri dhe zëvendës ministrat nga radhët e AAK-së.

Sipas njoftimit të Grupit Parlamentar të AAK-së në Facebook, takimi u mbajt lidhur me zhvillimet dhe ngjarjet me rëndësi për vendin.

“Theks i veçantë i këtij takimi ishte situata aktuale me pandeminë si dhe rimëkëmbja ekonomike, që është e domosdoshme në këtë periudhë të vështirë për vendin”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, u dakordua për një koordinim dhe bashkëveprim të Grupit Parlamentar dhe zv. ministrave me qëllim që të shtyhen përpara temat e interesit nacional”, vijoi njoftimi./Tv Malisheva

Share.