Ky ishte takim i parë i grupit për implementimin e strategjisë dhe planit të veprimit kundër dhunës në familje, ku zyrtarja për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, njoftoi të pranishmit me aktivitetet të cilat do të implementohen për vitin 2022.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi.
” Strategjia dhe plani i veprimit kundër dhunës në familje, shyrton dhe provon t’i jep zgjidhje, një problemi që sot preukupon shumë, si në nivelin lokal ashtu edhe qëndror, prandaj ne si institucione dhe shoqëri do të jemi efikas, me tërë mekanizmat në këtë drejtim e sidomos në identifikimin dhe parandalimin e kësaj dukurie të dhunës në familje, pavarësisht ku ndodhë, njëherit ne që kemi përgjegjësi shtetërore jemi të përkushtuar, që të zbatojmë aktet ligjore të barazisë gjinore si shtet dhe të jemi përkrah shteteve evropiane e perendimore, si dhe ne si qeveri lokale do ta mbështesim ekipin për implementim të strategjisë kundër dhunës në familje, brenda mundësive buxhetore për aktivitet që ka paraparë për t’i realizuar”, tha Krasniqi.
Daniel Lezo përfaqësuese i OSBE-së , theksoi se ‘një shoqëri e cila nuk është e barabart, nuk është e denjitetshme’.
‘Një shoqëri e cila nuk është e barabart, nuk është e denjitetshme, prandaj ne do t’u mbështesim në zbatim të kasaj strategjie dhe plani dhe shpresoi që sa do pak të ndikojmë në vetëdijisimin shoqëror që të mos ketë dhunë në familje dhe shoqëri”.
Edhe diskutant të tjerë diskutuan për strategjinë, planin dhe aktivitete që do ti zhvillojnë për këtë vit./TV Malisheva