Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nesër nis një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takojë përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do t’i ketë disa takime, megjithatë deri tash zyrtare është takimi me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcaq.
Takimi do të nis në ora 10:00 dhe më pas në orën 10:45, do të ketë konferencë për media.
/TV Malisheva