Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriu, Talat Xhaferi ka takuar kryesuesin e parë të Kuvendit të parë shumëpartiak në këtë shtet, Nikolla Stojanovski. Atij ia kanë shënuar ditëlindjen e tij të 100-të.
“Është nder i veçantë të mirëpres kryesuesin e parë të Kuvendit të parë shumëpartiak, Nikolla Stojanovski dhe të shënojmë së bashku ditëlindjen e tij të 100-të. Në pritjen me të pranishmit ndau se si ka punuar Kuvendi në vitin 1991 dhe na inkurajoi të vazhdojmë të punojmë për përparimin e shtetit dhe gjeneratave të ardhshme, sepse esenca e jetës është se gjenerata më e vjetër mbështetet në atë se gjenerata e re do të bëjë më mirë dhe më bukur se gjeneratat e paraprake”, ka shkruar Xhaferi.
/TV Malisheva