FC Malisheva ka prezantuar talentin e radhës Arlind Veliu i cili është bashkuar me klubin e Malishevës, njoftimin e ka bërë klubi i FC Malishevës në Facebook.
Arlind Veliu është një lojtarë mjaftë intelegjent dhe njihet për shpejtësinë e tij në fushë, luan në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe të majtë, shkruan TV Malisheva.
Postimi i plotë:
Talenti në ngritje Arlind Veliu është lojtari i radhës që i bashkohet FC Malishevës.
Arlindi shquhet për aftësinë e tij për të luajtur në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe të majtë. Ku njihet si lojtar inteligjent dhe gjithashtu për shpejtësinë e tij.

