Armando Dobra është një talent i jashtëzakonshëm që po na vjen nga Anglia. Bëhet fjalë për futbollistin 18-vjeçar që po gjen vend në ekipin e parë të Ipsëich. Kjo nuk është pak dhe sigurisht që mund të cilësohet si një arritje për këtë lojtar.
Në ndeshjen e djeshme ndaj Acrrigtonit ku u humb me rezultatin 2-0, Dobra hyri në lojë në minutën e 46. Menjëherë nisi me driblimet, shpejtësinë dhe spektaklin që e karakterizon në lojën sulmuese. Por një moment përplasje pati në lojën pa top me një kundërshtar, ndërsa gjyqtari i ndëshkoi të dy me karton të kuq.
Menjëherë lojtari shqiptar ka kërkuar falje për tifozët sa i përket veprimit të pamenduar, ndërsa këta të fundit i kanë ardhur të gjithë në mbështetje. “Ti ishe klas tjetër, na ndryshove lojën”! Këto ishin komentet në adresën e Dobrës, duke treguar më së miri se për çfarë lojtari bëhet fjalë. Dobra është grumbulluar te Shqipëria U-19, por nuk erdhi në ndeshjen e fundit pasi kishte një problem dëmtimi te klubi. /Sport Ekspres/