Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate e ka bërë zyrtare se talenti i spikatur i skuadrës gjermane, VfB Stuttgart, Eliot Bujupi është anëtari më i ri i Përfaqësueses së Kosovës.
Bujupi largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë e grupmoshave U17, me të cilën arriti të bëjë 10 paraqitje.
Elioti vlerësohet si njëri nga sulmuesit më të talentuar në Bundesligën e të rinjve.
Prezantimin e tij në fanellën e Kosovës e bëri presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili ndodhet për vizitë në Gjermani.
“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës”, tha Ademi.
/TV Malisheva