Alban Ajdini, është talenti i radhës ‘Dardan’ që do të paraqitet në nivelin më të lartë të futbollit në Zvicër.

Anësori 20 vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me Servetten.

Ajdini ka qenë pjesë e gjitha skuadrave zinxhir të Servettes, dhe tani ka kaluar në skuadrën e parë, kur pas rikthimit të futbollit në Zvicër, pritet të bëjë edhe debutimin.

Servette renditet në vendin e katërt në Superligën e Zvicrës, me gjasa të mira për të kapur një vend që dërgon në Ligën e Evropës./Tv Malisheva

Share.