Që nga data 28 tetor 2019 është zhdukur Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia dhe deri sot në mbrëmje ai nuk i është lajmëruar familjes.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga Policia dhe nga qytetarët që të mësojnë vendodhjen e tij.

Indeksonline ka kontaktuar me një familjar të Krasniqit i cili ka thënë se ende nuk dinë asgjë për fatin e tij.

Ende asnjë të re nuk kemi, jo jo nuk dim gjë. Policia, ushtria e vullentarët janë duke na ndihmuar”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline.

Indeksonline mëson se Krasniqi është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Vëllau i Musliut, Mehdi Krasniqi pasi që informoi për zhdukjen e veëllaut të tij pa asnjë gjurmë, ai kërkon nga qytetarët që hasin apo takojnë atë të lajmërohen në këtë telefon 044 472 761.

Share.