Superliga turke vazhdon të “thithë” futbollistë shqiptarë.
Është Taulant Xhaka, futbollisti i radhës që mund të transferohet në futbollin turk.
Raportohet se gjiganti turk, Besiktas, po kërkon shërbimet e mesfushorit e Kombëtares së Shqipërisë.
Trajneri Sergen Yalcin e ka në listën e dëshirave dhe në krye të objektivave të merkatos. Xhaka shihet si njeriu i duhur për të mbledhur mesfushën e bardhezinjëve.
Xhaka është pjesë e skuadrës së parë të Baselit që nga viti 2010, dhe në 188 paraqitje ka shënuar 4 gola.
Ai një sezon ka qenë i huazuar edhe te Grasshopper.