Një recetë e shijshme, e pasur në vlera ushqyese

Nevojiten:

▪ 2 kg mish pule,
▪ 1 kg qepë të kuqe,
▪ 4-5 thelpinj hudhre,
▪ 350 g karota,
▪ 300 g speca të grirë të pjekur,
▪ 1,5 l lëng të dendur domateje,
▪ 4 dl ajkë të ëmbël,
▪ 1 dl vaj kungulli,
▪ 5-6 lugë mëlmesa të thata,
▪ 2 lugë spec të ëmbël të bluar,
▪ 2 lugë koncentrat domateje,
▪ një lugë spec djegës të bluar,
▪ një lugë majdanozi të grirë imët.

Përgatitja:

Mishin e pulës ndajeni nga kockat dhe lëkura, por mos i hidhni poshtë, do t’ju nevojiten më vonë.

Kockat qitni në një litër ujë dhe zieni mirë (qitni kripë kur të vlojnë), derisa lëngu i mishit të mos marrë ngjyrë të verdhemët.

Kullojeni dhe lëreni anash.

Lëkurën dhe yndyrën fërgojeni derisa të lëshojnë gjithë lëngun, shtypni mirë dhe në yndyrë shtoni vajin e kungullit.

Në vaj qitni qepën e kuqe të grirë dhe karotën, përzieni dhe ngadalë fërgoni derisa qepa të fillojë të shkrihet.

Atëherë shtoni edhe qepën e grirë imët dhe koncentratin e domates. Fërgoni pak, vetëm sa të lëshojë aromë.

Lëreni anash dhe lakojeni lehtë, në mënyrë që yndyra e tepërt të ndahet, mblidheni dhe lëreni për më von. /TV Malisheva

Share.