Derisa David O.Russell nuk kishte përfshirë mjaft yje të mëdhenj në filmin e tij të ardhshëm, Taylor Swift është e fundit artiste që do t’i bashkohet kastit.
Christian Bale, Margot Robbie dhe John David Washington do të luajnë së bashku me Rami Melek, Zoe Saldana, Anya Taylor-Joy, Chris Rock, Mike Myers, Robert De Niro, Michael Shannon, Timothy Olyphant, Andrea Riseborough, Matthias Schoenaerts dhe Alessandro Nivola.
Roli i Swift deri më tani është mbajtur i fshehur, megjithëse përfshirja e saj në projektin e ri u informua së pari nga ‘Deuxmoi’ në Instagram, para se të raportohej nga Showbiz 411.
Swift është këngëtarja 11 herë fituese e ‘Grammy’ që ka shitur më shumë se 200 milionë kopje.
Ajo bëri debutimin në filimin e Garry Marshall të quajtur “Valentine’s Movie”, më pas me Zac Efron në “The Lorax” dhe në “The Giver”.
Taylor së fundmi bëri paraqitjen në “Cats” dhe në dokumentarin “Folklore: The Long Pond Studio Sessions”, i cili përshkroi krijimin e albumit të saj me të njëjtin emër.